Politike

Basha thirrje qeverisë: Shto fondet për përballimin e situatës së COVID-19, pezullo faturat e ujit dhe dritave nga zonat e

11 Mars 2020, 16:21 Nga DOSJA
Basha thirrje qeverisë: Shto fondet për përballimin e

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat ku i ka kërkuar qeverisë që të marrë masa për të përballuar situatën e koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Tiranë. Në deklaratën e tij, Basha është shprehur se qeveria duhet të lërë propagandën dhe të shtojë fondet, pasi kjo situatë kërkon më shumë punë.

Sipas numrit 1 të opozitës, Këshilli i Ministrave duhet të pezullojë të gjitha faturat e ujit dhe dritave në zonat e prekura nga COVID-19, po ashtu të lehtësojë bizneset me taksat, duke u hequr ato për një periudhë 6 mujore. Basha tha se qeveria para dy ditësh adoptoi nismën e tij dhe të njëjtën gjë të bëjë dhe me sugjerimet që ai publikoi sot.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me gazetaret lulzim basha masat për koronavirusin ne shqiperi basha me gazetaret lulzim basha masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 13:01

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 73-vjeçares që humbi jetën nga koronavirusi. Basha ka dekl...