Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
FIER- Një ngjarje e rëndë përsëritet sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës sipas burimeve të Dosja.al janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orës së katërt të mësimit.
Rreth 6 autoambulanca kanë shkuar me urgjencë në oborrin e shkollës nga ku kanë nxjerrë nxënësit e helmuar. Pamjet e raportuara nga gazetarët lokalë janë kaotike, ku gjimnazistët shihen teksa dalin zvarrë nga ambientet e shkollës.
Prindër e të afërm janë përfshirë në panik për të parë nëse fëmijët e tyre janë helmuar apo jo. Tashmë nxënësit e helmuar janë në spital, ndërkohë që simptomat sipas tyre janë panik, dhimbje fyti, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Dyshohet se nxënësit janë helmuar nga një nxënës, i cili ka hedhur një ‘peper spray’, spraj që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku disa nxënës u helmuan, pasi u ça tubi i kaldajës në klasë, gjatë kohës që po zhvillohej ora e laboratorit të kimisë. Nxënësi është shoqëruar në Polici. Disa nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe pas disa orësh ata kanë lënë ambientet e sptalit dhe janë dërguar në shtëpi.
Pas gjendjes alarmante në shkollë ka shkuar dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi të cilët kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Po ashtu një reagim ka ardhur dhe nga spitali, ku drejtoresha e këtij institucioni, Nevila Shuke, ka thënë se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë, për helmimin masiv që ndodhi sot në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, ka njoftuar se në spital janë 42 nxënës që po marr...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur sot në jug të vendit, ku iu është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë, Jani Aliajt nga Tepelena, i njoh...
Tiranë-Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i ka kërkuar ministres së Arsimit, Besa Shahini, që të japë dorëheqjen për ngjarjen në Fier, ku u helmuan 30 nxën...
TIRANË- Kalon me sukses filtrin e Vettingut në Polici, Arben Dashi, Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Komisioni i Jashtëm i Vler...
FIER- Një nga gjimnazistët e shkollës së mesme, “Janaq Kilica” në Fier ka rrëfyer atë që ka ndodhur në këtë shkollë, ku më shumë se 30 nxënës janë helmuar. Nxën...
TIRANË– Seanca gjyqësore për Arber Çekajn dhe dy të pendehurit e tjerë, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku është shtyrë sërish. Dosja.al mëson se sean...
FIER- Policia e Fierit ka dhënë informacion e parë zyrtar, lidhur me ngjarjen e ndodhur në gjimnazin “Janaq Kilica”, ku 30 nxënës u dërguan me urgjencë në spita...
ITALI– Në mbledhjen e radhës kryeministri italian, Conte, së bashku me ekspertë të mjekësisë kanë marrë masa të forta për parandalimin e përhapjes dhe shtimit t...
FIER– Ekspertët e ushtrisë janë nisur drejt qytetit të Fierit, ku dhjetëra nxënës janë shtruar në spital pas një helmimi masiv në shkollën “Janaq Kilica”. Dosja...
FIER- Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet, lidhur me helmimin e nxënësve të shkollës së mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Prokuroria i ...