Politike

Veliaj tregon masat e Bashkisë: Do dalim nëpër lagje me qendër zëri t’ju informojmë, gjoba për mbledhësit e mbetjeve n

11 Mars 2020, 12:46 Nga DOSJA
Veliaj tregon masat e Bashkisë: Do dalim nëpër lagje me

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë me dije se institucioni që ai drejton do vijojë të marrë masa për të informuar publikun për koronavirusin. Në një deklaratë për mediat, Veliaj bëri me dije do ketë një qendër zëri që do informojë publikun.

Do lëvizim nëpër lagje me qendër zëri të bëjmë një informim të publikut”, u shpreh Veliaj. Ndërkohë më tej tha se do merren masa dhe për ata që mbledhin mbetje nëpër kazanët e plehrave, pasi mund të përhapin koronavirusin.

“Do marrim masa dhe për ata që marrin mbetje nëpër kazanët e plehrave. Nuk ka shpëtuar asnjë njeri nga varfëria ata që mbledhin mbetje”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj masat e bashkise per koronavirusin masat për koronavirusin ne shqiperi erion veliaj masat e bashkise per koronavirusin masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 10:14

TIRANË- Kabineti i presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryesuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak për t’ju ardhur në ndihmë ...