Politike

Viktima e parë nga koronavirusi në Durrës, presidenti Meta: Zbatoni këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!

11 Mars 2020, 12:36 Nga DOSJA
Viktima e parë nga koronavirusi në Durrës, presidenti Meta:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët e viktimës së parë nga koronavirusi në Shqipëri. 

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Meta u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të apelojnë me forcë për çdo qytetar, të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë këshillat e autoriteteve.

Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira! Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!,”-shkruan Meta. 

POSTIMI I PLOTË:

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 10:14

TIRANË- Kabineti i presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryesuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak për t’ju ardhur në ndihmë ...