Politike

Rama zbaton këshillën e mjekëve, filmon veten duke larë duart: Këshillë për të gjithë (VD)

11 Mars 2020, 12:32 Nga DOSJA
Rama zbaton këshillën e mjekëve, filmon veten duke larë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një video të shpërndarë sot në Facebook, ku u ka dhënë disa mesazhe qytetarëve, shihet duke larë duart. Rama duket se zbaton rregullin e larjes së duarve për disa sekonda me ujë të bollshëm dhe sapun.

Pasi kryen këtë proces, kreu i qeverisë shton se ai ka zbatuar këshillat e Valit, duke thënë se i ka thënë që mos të takojë më njerëz dhe do e zbatojë dhe këtë porosi. Po ashtu tha se dritaret në Kryeministri janë të gjitha të hapura dhe punonjësit po punojnë nga shtëpia.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat për koronavirusin ne shqiperi rama lan duart edi rama masat për koronavirusin ne shqiperi rama lan duart

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 10:14

TIRANË- Kabineti i presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryesuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak për t’ju ardhur në ndihmë ...