Politike

Koronavirusi/ Luigi Soreca: Jemi në kontakt me qeverinë shqiptare, të gatshëm të mobilizohemi për ndihmë financiare

11 Mars 2020, 11:51 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Luigi Soreca: Jemi në kontakt me qeverinë shqiptare,

Tiranë-Ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar se Bashkimi Europian është duke punuar në të gjitha frontet për të trajtuar shpërthimin e COVID-19. Ai shprehet se është në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe se BE është e gatshme për të dhënë edhe ndihmë financiare nëse do të jetë e nevojshme.

“Bashkimi Europian është duke punuar në të gjitha frontet për të trajtuar shpërthimin e COVID-19, përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare.  Ne jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare, të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e tyre për një përgjigje të koordinuar.”, shprehet Luigi Soreca në një postim në Twitter.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës, e cila ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rastin ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi luigi soreca koronavirusi ne shqiperi luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 10:14

TIRANË- Kabineti i presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryesuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak për t’ju ardhur në ndihmë ...