Politike

Mbyllen klubet, lokalet dhe palestrat, ministri Lleshaj: Faleminderit pronarëve për mirëkuptimin!

11 Mars 2020, 09:59 Nga DOSJA
Mbyllen klubet, lokalet dhe palestrat, ministri Lleshaj: Faleminderit

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale aksionin e mbrëmshëm të Policisë për të mbyllur të gjitha ambientet ku grumbullohen njerëz.

Në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, gjatë natës janë mbyllur lokale, klube e palestra, ndërsa Lleshaj në postimin e tij i falenderon të gjithë pronarët për mirëkuptimin.

“Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura a të mbyllura, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në gjithë vendin u mbyllën mbrëmë 522 lokale, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko,18 klube nate. Flm pronarëve për mirëkuptimin!,”-shkruan ministri.

POSTIMI I PLOTË:

 

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura a të mbyllura, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në gjithë vendin u mbyllën mbrëmë 522 lokale, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko,18 kluve nate.
Flm pronarëve për mirëkuptimin!#tëBASHKUAR pic.twitter.com/bZkGEIXVbT

— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) March 11, 2020

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Rasti më i rëndë është shënuar në Durrës, ku një e moshuar është shtruar në reaminacion, edhe për shkak të sëmundjeve kronike. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë dhe të kufizojnë të gjitha lëvizjet që nuk janë të domosdoshme. Gjithashtu ka riktheskuar se të gjithë qytetarët që shfaqin shenja të mos shkojnë në spital, por të telefonojnë numrin e gjelbër “127”. Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për mbylljen e klubeve e lokaleve, është kufizuar transporti ndërqytetas, ndërsa shkollat do të vijojnë punën nga shtëpia. Një mësues do të japë instruksione nëpërmjet “RTSH Shkolla” dhe në Akademia.al.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi sander lleshaj koronavirusi ne shqiperi sander lleshaj

Sondazh

Poll