Politike

Viktima e parë nga koronavirusi/ Rama: Kush e merr lehtë, luan me zjarrin, nga neglizhenca infektojmë të afërmit

11 Mars 2020, 12:14 Nga DOSJA
Viktima e parë nga koronavirusi/ Rama: Kush e merr lehtë, luan me

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar duhet të tregojmë kujdes të madh nga koronavirusi, pasi sipas tij është njësoj si të luash me zjarrin. Kreu i qeverisë deklaroi se duhet të tregojmë shumë kujdes, se nga neglizhenca mund të infektojmë të afërmit tanë.

“Duket si e dielë në këtë godinë, ku jemi mësuar të punojmë pa pushim dhe pa orar. Shumica punojnë me kompjuter nga shtëpia nga sot dhe dritaret janë hapur gjithandej, me urdhër nga Vali, që është ekspertja e Shëndetiit Publik. Për mua nuk ka ka më as një hapje zyre, larje duarsh rregullisht, kontakte fizike të reduktuara deri në 80%, askush jo më afër se dy metra, një metër është pak, që t’i ruhemi rrezikut të punës nga korona. 80% e punës kryhet nga celulat dixhitale që ishin ngritur për kohë emergjergjencash, për këtë kohë lufte. Gjendje e çuditshme por e detyrueshme për t’u mbrojtur nga korona dhe për të mos u kthyer në transportus dhe transferues në trupin e të afërmve. Ruajna Zot nga ata që mund të na afrohen. Më ka pëlqyer shprehja e një miku që thoshte se frika krijon rrezikun. Në fakt, rrezikun jam mësuar ta shoh si produkt i frikës prandaj të mos i frikem kur mendoj se kam arsyen dhe kam të drejtë. Me koronën e mësova që kur ishte në Kinë, korona është njësoj si me humnerën, ku coptohesh po u  hodhe vendosërisht, është njësoj si me zjarrin, ku digjes po u fute trimërisht. Kush nga ne e merr lehtë dhe luan me zjarrin faktikisht dhe rrezikon realisht të bie në humnerë dhe hedh në humnerë të afërmit e vetë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

 

Sot, në Shqipëri janë 11 të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID-19. Sipas ministrisë janë 10 të infektuar në Tiranë, 1 në Lushnje dhe e moshuara e infektuar në Durrës që ka ndërruar jetë. Të gjithë rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. Ministria bën thirrje që qytetarët të zbatojnë rregullat dhe të shmangin daljet e takimet me të tjerët. Ndërsa Policia ka bërë aksion gjatë natës për mbylljen e ambienteve publike. Numri 2 i Shëndetësisë ka thënë se të gjithë qytetarët që vijnë nga jashtë duhet të vetë-karantinohen, teksa nga sot në rrugë pritet të dalë Ushtria dhe Policia.

(J.V/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 10:14

TIRANË- Kabineti i presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryesuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak për t’ju ardhur në ndihmë ...