Politike

11 Mars 2020, 10:14 Nga DOSJA

TIRANË- Kabineti i presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryesuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak për t’ju ardhur në ndihmë talasemikëve.

Në një deklaratë për mediat nga qendra e dhurimit të gjakut në Laprakë, Blushi së bashku me mjekët kanë bërë me dije se koronavirusi nuk transmetohet nga gjaku dhe prandaj bëjnë thirrje që të gjithë të dhurojnë gjak.

Fëmijët talasemikë kanë tani më shumë se kurrë nevojë për gjak, sidomos në këtë situatë kur janë ndërprerë për shkak të koronavirusit. Kabineti i presidentit ka dhuruar vullnetarisht gjak, dhe bëjmë me dije se nuk ka lidhje, nga ajo cfarë thonë edhe mjekët me koronavirusin. Koronavirusi nuk transmetohet përmes gjakut. Ka pacientë që kanë nevojë për gjak, të solidarizohemi”, u shpreh Blushi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurimi i gjakut femijet talasemike kabineti i presidentit tedi blushi dhurimi i gjakut femijet talasemike kabineti i presidentit tedi blushi

Sondazh

Poll