Politike

Frika nga koronavirusi, Kuvendi anulon seancën plenare: Masa për shkak të situatës së krijuar

11 Mars 2020, 09:19 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi, Kuvendi anulon seancën plenare: Masa për shkak

TIRANË- Seanca plenare e cila ishte parashikuar që të zhvillohej nesër në orën 10:00, është anuluar. Ky është njoftimi i bërë publik nga Kuvendi, ku shkruhet se seanca është shtyrë deri në një njoftim të dytë. 

Seanca plenare e parashikuar për t’u zhvilluar nesër më datën 12.03.2020 shtyhet deri në njoftim të dytë, për shkak të situatës së krijuar dhe në kuadër të masave mbrojtëse ndaj Koronavirusit COVID -19“, shkruhet në njoftim.

Nga ana tjetër në një reagim në Facebook, Taulant Balla bën me dije se deputetët do vijojnë punën e tyre në Komisione, por duke respektuar të gjitha urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë.

 “KUVENDI I SHQIPËRISË NUK DO TË MBLIDHET NË SEANCE PLENARE, NË KUADËR TË MASAVE TË DOMOSDOSHME PËR SITUATËN E EMERGJENCËS. Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH.

? FRIKË JO, KUJDES PO! ? MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH? #tëBASHKUAR #njëSHTETnjëFAMILJE”, shkruan Taulant Balla në Facebook.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe rasti më i rëndë është në Durrës. Një 73-vjeçare ka rezultuar poviztive dhe dyshohet se ka infektuar dhe shumë persona të tjerë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll