Politike

Rama mesazh qytetarëve: Mos u mërzisni për kufizimet që kemi marrë nga korona, hapet si vaji në lakra, bën përshesh ku g

11 Mars 2020, 12:26 Nga DOSJA
Rama mesazh qytetarëve: Mos u mërzisni për kufizimet që kemi

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, u ka bërë edhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat e kufizimit të lëvizjes. Në deklaratën e tij Rama tha ase shumë do bezdisen nga kufizimet, por kjo situatë duhet përballuar bashkë, pasi COVID-19 përhapet shumë shpejt.

Më tej Rama kujtoi dhe tragjedinë e 26 nëntorit duke thënë se tërmeti mori 51 jetë pa lajmërim, por korona na lajmëron çdo ditë dhe na jepë kohë për marrë masa.

“Kush lëviz me makinë do bezdiset dhe do nervozohet, por nuk kemi asnjë rrugë tejtër, Do kufizojmë lëvizjen dhe ta përballojmë sëbashku. Do ta kalojmë këtë bashkë, pasi korona ku gjen shesh bën përshesh dhe hapet si vaj në lakra. Nëse tërmeti mori 51 jetë dhe nuk na lajmëroi, korona na ka dhënë kohë dhe na paralajmëron çdo ditë. Shikoni ça bëhet në Itali, prandaj kujdes kujes dhe kujdes, disipline dhe disipline dhe mos kini asnjë frikë. Shqipëria nuk do bëj as më shumë dhe as më pak se vendet e tjera që po përballojnë këtë situatë. Mererni me sportivitet këtë pushim të detyruar dhe kushtojuni familjes dhe prisni më vonë për përqafimet dhe shtrëngimin e duarve”, u shpreh ndër të tjera Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 10:14

TIRANË- Kabineti i presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryesuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak për t’ju ardhur në ndihmë ...