Politike

Meta takon Drejtorin e Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Raul Gonzalez, Presidenti: Nuk ka vend për panik, por zbatoni këshilla

11 Mars 2020, 09:53 Nga DOSJA
Meta takon Drejtorin e Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Raul

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme, drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzalez dhe kanë diskutuar për masat e marra për situatën e koronavirusit në vendin tonë.  Meta shprehet se nuk ka vend për panik, por sipas tij secili qytetar duhet të kujdeset maksimalisht dhe të ndjekë këshillat e mjekësve.

“Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit. Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar! Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ‘, shprehet Meta në një postim në Facebook.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta raul gonzalez ilir meta raul gonzalez

Sondazh

Poll