OFL iu dërgon formularët për të deklaruar pasuritë dy të dënuarve për drogë dhe prostitucion (EMRAT)
11 Mars 2020, 12:43Nga DOSJA
Tiranë- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë dy personave, Mikel Hoxha dhe Saimir Petova, të dënuar për prostitucion, trafik droge dhe organizatë kriminale.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
M. H., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;
S. P., banues në Berat, dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
DURRËS- Shqipëria ka shënuar viktimën e parë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për 73-vjeçaren me iniciale Q.G., e cila ishte kthyer nga Italia. E moshu...
DURRËS– Shqipëria përballet me viktimën e parë të Covid-19. Viktima e parë është 73-vjeçarja e shtruar në Spitalin e Durrësit, me inicialet Q.G, e k...
TIRANË- Situata me koronavirusin në Shqipëri sa shkon dhe përkeqësohet. Tashmë ka shkuar në 12 numri i konfirmuar i të prekurve, dhe mbi 157 persona iu jan...
TIRANË- Shtetasi turk, Selami Simsek, i cili është liruar nga burgu dhe është dërguar në qendrën e pritjes së emigrantëve është shprehur se i rrezikohet je...
Po mbushen plot dy muaj nga rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e Jan Prengës në Kamëz, por pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, kërkimet policore për gjetjen e...
TIRANË- Nisur nga dita e nesërme, Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit do të dalë në rrugë për të kontrolluar të gjithë njerëzit që kanë ardhur së fun...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, përkatësisht G. A. alias S. H., 23 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, pasi tentuan të vidhnin një banesë ...
Aktualitet11 Mars 2020, 11:05
DURRËS– Rëndohet gjendja shëndetësore e 73-vjeçares të infektuar me koronavirus, e cila është karantinuar në spitalin e Durrësit. Burime për Dosja.a...
Tiranë- Mjeku popullor, Ylli Merja, këshilloi të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes me koronavirusin, duke iu treguar dhe çfarë duhet të konsumojnë. I ftua...
Durrës- Ditën e sotme kanë mbërritur në portin e Durrësit 380 pasagjerë, edhe pse një ditë më parë qeveria dha urdhër që të ndalohet transporti detar me Italinë...