Aktualitet

Tentuan të vidhnin një banesë tek “Don Bosko”/ Arrestohen dy persona, çfarë iu gjeti policia në banesë (VD)

11 Mars 2020, 11:18 Nga DOSJA
Tentuan të vidhnin një banesë tek “Don Bosko”/

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, përkatësisht G. A. alias S. H., 23 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, pasi tentuan të vidhnin një banesë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Policia gjatë kontrollit në banesën e tyre, të marrë me qera gjeti një armë zjarri tip pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor “Egnatia”. Tentuan të vidhnin në një banesë, por falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale arrestohen në flagrancë nga Policia, 2 autorët e dyshuar.

Gjatë operacionit, në banesën me qira të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit tip pistoletë që dyshohet se këta shtetas e kishin me vete gjatë tentativës për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetases S. M., dy shtetas kishin tentuar të hynin në banesë dhe njëri prej tyre dyshohej se mbante një armë zjarri në dorë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Falë veprimeve të shpejta e profesionale, brenda një kohe të shkurtër, Policia identifikoi dhe vuri në pranga autorët e dyshuar, shtetasit G. A. alias S. H., 23 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga këta shtetas, në rrugën “Egnatia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, me një krehër me fishekë, të cilën dyshohet se këta shtetas do ta përdorin për të realizuar vjedhjen. Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tentativë grabitje në don bosko arrestime ne tirane tentativë grabitje në don bosko

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 11:05

DURRËS– Rëndohet gjendja shëndetësore e 73-vjeçares të infektuar me koronavirus, e cila është karantinuar në spitalin e Durrësit. Burime për Dosja.a...