Aktualitet

Emocionuese! Mjekët dhe infermierët shqiptarë ‘sfidojnë’ koronavirusin: S’kthehemi pas, ne jemi bashkë (FOTO)

11 Mars 2020, 11:35 Nga DOSJA
Emocionuese! Mjekët dhe infermierët shqiptarë

TIRANË- Situata me koronavirusin në Shqipëri sa shkon dhe përkeqësohet. Tashmë ka shkuar në 12 numri i konfirmuar i të prekurve, dhe mbi 157 persona iu janë nënshtruar kontrolleve. E teksa secili kërkon të gjejë një strehëz për të shpëtuar veten dhe të dashurit e tij, në këto kohë të rrezikshme që po jetojmë, më të rrezikuarit janë stafi mjekësor. Mjekë dhe infermierë që tanimë janë të ekspozuar ndaj Covid-19, duke rrezikuar jetën, por edhe familjarët e tyre.

E në këtë situatë kaotike, bluzat e bardha kanë vendosur të motivojnë njëri-tjetrin.

Me hashtagun #iwillnotsteppback, i nisur nga administratorja Spitalore e Spitalit Polivalent, Ana Luca, profesionistët e shëndetit, konfirmojnë se edhe në këtë sfidë nuk do të kthehen pas.

#quhemAnaLuca

#Iwillnotsteppback

#proud

Ftoj të gjithë miqtë e mi, mjekë dhe infermierë, profesionistë të shëndetit t’a bëjnë share me emrat e tyre!

#nejemibashkë

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Rasti më i rëndë është shënuar në Durrës, ku një e moshuar është shtruar në reaminacion, edhe për shkak të sëmundjeve kronike. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë dhe që të kufizojnë të gjitha lëvizjen që nuk janë të domosdoshme. Gjithashtu ka riktheskuar se të gjithë qytetarët që shfaqin shenja të mos shkojnë në spital por të telefonojnë numrin e gjelbër “127”. Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për mbylljen e klubeve e lokaleve, është kufizuar transporti ndërqytetas, ndërsa shkollat do të vijojnë punën nga shtëpia. Një mësues do të japë instruksione nëpërmjet “RTSH Shkolla” dhe në Akademia.al.

(F.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 11:05

DURRËS– Rëndohet gjendja shëndetësore e 73-vjeçares të infektuar me koronavirus, e cila është karantinuar në spitalin e Durrësit. Burime për Dosja.a...