Aktualitet

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në Shqipëri, e moshuara nga Durrësi që ‘fshehu’ udhëtimin në Itali vdes në spi

11 Mars 2020, 11:44 Nga DOSJA
Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në Shqipëri, e moshuara

DURRËS– Shqipëria përballet me viktimën e parë të Covid-19. Viktima e parë është 73-vjeçarja e shtruar në Spitalin e Durrësit, me inicialet Q.G, e kthyer 10 ditë më parë nga Italia. Pak para se të ndërronte jetë, 73-vjeçarja u nxorr nga dhoma e saj për t’u nisur me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, por sapo u fut në ambulancë, u nxorr menjëherë për t’u kthyer në dhomë, pasi siç raportuan burime për Dosja.al, nuk mund të përballonte rrugën.

E moshuara, është konsideruar si një nga rastet më të rënda të prekura me Covid-19 në Shqipëri. Ajo është kthyer nga Italia, më 1 mars, pasi kishte qëndruar për disa ditë në Bolonja. Më 3 mars, ajo u shtrua në Spitalin e Durrës, si një e sëmurë kronike, pa iu treguar asgjë mjekëve se kishte udhëtuar në Itali, që është edhe një nga vendet më të goditura nga koronavirusi. Gruaja vuante nga sëmundje të zemrës, por edhe të rrugëve respiratore. Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis dhe tatus post by pass, ishte diagnoza, njofton Policia.

Pas 5 ditësh e shtruar në spital, më 8 mars, e moshuara iu ka thënë mjekëve se kishte udhëtuar në Itali, ndërkohë që përgjatë gjithë kësaj kohe, mjekët dhe infermierët kanë rrezikuar jetën duke trajtuar gruan, pa e ditur se ishte e prekur nga Covid-19. Asaj iu bënë analizat, dhe rezultuan se ajo ishte pozitive.

Deri më tani, analizat iu janë marrë 30 personave nga stafi mjekësor që i ka shërbyer gruas, për të mësuar nëse edhe ata janë të infektuar.

Vdekja e gruas e çon bilancin e Covid-19 në Shqipëri në 11 të prekur dhe 1 viktimë.  Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rastin ‘0’, që është djali 28-vjeçar nga Puka që infektoi babain dhe disa të afërm, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në numrin 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat  dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(k.m;f.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi durres koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 11:05

DURRËS– Rëndohet gjendja shëndetësore e 73-vjeçares të infektuar me koronavirus, e cila është karantinuar në spitalin e Durrësit. Burime për Dosja.a...