Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Simsek pas lirimit nga burgu: S’jam gylenist, mos më ktheni në Turqi. Kam frikë se xhaxhai im po gjykoh

11 Mars 2020, 11:28 Nga DOSJA
Zbardhet dëshmia e Simsek pas lirimit nga burgu: S’jam gylenist, mos

TIRANË- Shtetasi turk, Selami Simsek, i cili është liruar nga burgu dhe është dërguar në qendrën e pritjes së emigrantëve është shprehur se i rrezikohet jeta nëse e dërgojnë në Turqi. Simsek pas lirimit nga qelia është marrë në pyetje nga Policia dhe ka kërkuar sërish azil politik.

Jam me arsim 8 klasë. Nuk jam gylenist dhe asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë partie politike. Xhaxhai im ka qenë gylenist dhe aktualisht po gjykohet në Turqi. Prandaj kam frikë të kthehem në vendin tim se mos përndiqem për shkak të tij”, është shprehur ai para efektivëve.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë dha vendimin që të lirohej nga burgu Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar për falsifikim të dokumenteve. Por pas këtij vendimi, ai u mbajt nga Policia për disa orë në një furgon të bardhë. Selami Simsek u arrestua më 8 korrik 2019, pasi kërkonte që të largohej drejt Kanadasë me dokumente false nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Atij iu sekuestrua pasaporta false dhe bashkë me shokun e tij Harun Çelik përfunduan në burg. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet selami simsek zbardhet deshmia e simsek selami simsek zbardhet deshmia e simsek

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 11:05

DURRËS– Rëndohet gjendja shëndetësore e 73-vjeçares të infektuar me koronavirus, e cila është karantinuar në spitalin e Durrësit. Burime për Dosja.a...