Politike

Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me autobusë nga rrethet/ Ministrja Manastirlu publikon 8 urdhrat e reja për koronavirusin

11 Mars 2020, 08:43 Nga DOSJA
Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me autobusë nga rrethet/

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e reja që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Ajo bën thirrje që shqiptarët të kufizojnë lëvizjet dhe jep njoftimin se është kufizuar lëvizja e udhëtarëve në autobusë nga rrethet.

Bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishēm për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.  Respektoni rregullat e reja.Ju lutem kufizoni lëvizjet për parandalimin e përhapjes së #COVID-19“, shprehet ajo në një postim në Facebook.

Tetë rregullat e reja të publikuara:

-Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datë 3 Prill.

-Mbyllen diskot, lokale nate, ambiente përa rgëtim, si qendra sociale, palestra, pishina deri më 3 Prill.

-Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 1 metër qytetarët nga njëri-tjetri.

-Pezullohen të gjitha proceduart për konkurset për procedurat për punësim.

-Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 Mars.

-Ndalohet grumbullimi i pacientëve, shoqëruesve dhe familjarëve në qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.

-Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas për periudhën deri në 3 prill 2020.

-Ndalohen lëvizjet e udhëtarëve me mjetet e transportit ajror dhe detar drejt Italisë.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll