Politike

‘Mos i shtrembëlo turinjtë’/ Brataj sherr me demokraten Pampuri, Erion Braçe i del në krah: Janë ekselenca e mj

11 Mars 2020, 08:22 Nga DOSJA
‘Mos i shtrembëlo turinjtë’/ Brataj sherr me demokraten

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë në mbrojtje të Drejtorit të Urgjencës Kombëtare,  Skënder Brataj, i cili u përfshi në një debat me ish-deputeten e PD-së, Oriola Pampurin në studion e “Opinion”.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij socialale, Braçe e konsideroi një barbari faktin që mjekët janë vënë në shënjestër të sulmeve partiake, pasi ata ndodhen në vijën e parë të luftër kundër koronavirusit. Numri 2 i qeverisë nuk e përfundoi statusin e tij pa e lëshuar edhe një ‘thumb’ ndaj moderatorit të emisionit, Blendi Fevziu, i cili në një moment i tregoi Pampurit edhe numrin tejet të lartë të audiencës, e cila po e ndiqte. 

“Janë ekselenca të mjekësisë shqiptare! Është barbari që pikërisht këta të sulmohen, fyhen, poshtërohen në studio banale televizive ku gëlon injoranca e inkopetenca partiake! Ata duhet t’u vlejnë njerëzve të zakonshëm, as moderatorëve manjake pas audiencës apo manjakë pas partisë,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

Eshte barbari qe mjeket te jene shenjestra te inkopetenteve partiake! Dua te sqaroj per kedo;
ne vijen e pare te luftes kunder koronavirus  jane mjeket, infesksionistet, virologet, epidemiologet, jo qeveria! Po ua them troc; ata mbledhin te dhena, ata marrin tampone, ata bejne analiza,
ata bejne harten epidemiologjike, ata analizojne mbi harte, ata marrin vendimet, ne ne qeveri i votojme! Jane ekselenca te mjekesise shqiptare! Eshte barbari qe pikerisht keta te sulmohen, fyhen, poshterrohen ne studio banale televizive ku gelon injoranca e inkopetenca partiake! Profesoreshe bino e profesor brataj, jane dy nga heronjte e betejes kunder virusit, frenimit te perhapjes se tij, vonimit, zbulimit te rasteve, hetimit te kontakteve te tyre deri tek i fundit, qetesimit te njerezve, konsultimit te tyre, transportimit e kurimit, si mijera mjeke e infermiere te perfshire apo
ne gadishmeri per kete beteje! Boll me sulme e fyerje per qellime partiake ndaj tyre! Mos u merrni kohen neper tv per keto qellime!  Jane dy e me shume ore ku ata duhet tu vlejne njerezve te zakonshem, as moderatoreve manjake pas audiences, manjake pas partise, as analisteve te paditur e as “eksperteve” jo mjeke, jo epidemiologe, pa lidhje hic e inkopetente te partise! Mos ua merrni njerezve qe kerkojne sherbim per paditurine e frikshme te studiove televizive!

 

 

 

ESHTE BARBARI QE MJEKET TE JENE SHENJESTRA TE INKOMPETENTEVE PARTIAKE! Dua te sqaroj per kedo; Ne vijen e pare te luftes kunder #CORONAVIRUS jane mjeket, infesksionistet, virologet, epidemiologet, jo #QEVERIA! Po ua them troc; ATA MBLEDHIN TE DHENA, ATA MARRIN TAMPONE, ATA BEJNE ANALIZA, ATA BEJNE HARTEN EPIDEMIOLOGJIKE, ATA ANALIZOJNE MBI HARTE, ATA MARRIN VENDIMET, NE NE QEVERI I VOTOJME! Jane ekselenca te mjekesise shqiptare! ESHTE BARBARI QE PIKERISHT KETA TE SULMOHEN, FYHEN, POSHTERROHEN NE STUDIO BANALE TELEVIZIVE KU GELON INJORANCA E INKOMPETENCA PARTIAKE! Profesoreshe Bino e profesor Brataj, jane dy nga heronjte e betejes kunder virusit, frenimit te perhapjes se tij, vonimit, zbulimit te rasteve, hetimit te kontakteve te tyre deri tek i fundit, qetesimit te njerezve, konsultimit te tyre, transportimit e kurimit, si mijera mjeke e infermiere te perfshire apo ne gadishmeri per kete beteje! BOLL ME SULME E FYERJE PER QELLIME PARTIAKE NDAJ TYRE! Mos u merrni kohen neper tv per keto qellime! Jane dy e me shume ore ku ata duhet tu vlejne njerezve te zakonshem, as moderatoreve manjake pas audiences, manjake pas partise, as analisteve te paditur e as “eksperteve” jo mjeke, jo epidemiologe, pa lidhje hic e inkompetente te Partise! Mos ua merrni njerezve qe kerkojne sherbim per paditurine e frikshme te studiove televizive! #MBRONIMJEKET #MBRONIVIROLOGET #MBRONIINFEKSIONISTET #MBRONIEPISEMIOLOGET #MBRONIINFERMIERET #REFUZONIPARTINE #REFUZONIINKOMPETENTETPARTIAKE #NDALNIBARBARINE

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Mbrëmjen e djeshme Oriola Pampuri është përplasur me drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Teksa Brataj po shpjegonte masat e marra për koronavirusin në Shqipëri, Oriola Pampuri fliste herë pas here dhe shprehej që ai ka mashtruar shqiptarët, referuar denoncimit të maskave të skaduara nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Ndërsa ai i përgjigjej se ishte thjesht mjek e se nuk kishte lidhje me tenderat. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace koronavirusi ne shqiperi oriola pampuri skender brataj erion brace koronavirusi ne shqiperi oriola pampuri skender brataj

Sondazh

Poll