Politike

Koronavirusi/ Hyn në fuqi vendimi, një nga prindërit pushim deri më 23 mars, mund të punojnë nga shtëpia, qeveria thirrje

11 Mars 2020, 07:38 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Hyn në fuqi vendimi, një nga prindërit pushim deri

Tiranë- Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i jep të drejtën një nga prindërve që kanë fëmijët në çerdhe, kopësht, apo shkollë të qëndojnë në shtëpi nga data 10 mars deri në datën 23 mars, për shkak të situatës së koronavirusit. Në vendim thuhet se qeveria i bën thirrje edhe sektorit privat që të gjejë mundësinë që një nga prindërit e fëmijës të jetë pushim. Në këtë vendim të ri nuk përfshihen prindërit, të cilët janë personel shëndetësor.

Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e datave 10  deri 23 mars 2020 ditë pushimi   për   njërin   nga   prindërit   kujdestarë   të fëmijëve,  që  frekuentojnë/ndjekin  ose  jo  çerdhet, arsimin  parashkollor  dhe  arsimin  bazë,  që  janë nëpunës civilë dhe punonjës  të tjerë  të administratës  publike,  të  nivelit  qendror  e  vendor, si dhe në institucionet e tjera. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në  pikën  1,  të  këtij  vendimi,  gjatë  kësaj  periudhe, ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  funksionale  që ju ngarkohet  nga  eprori  i  drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik. Përjashtohen  nga  zbatimi i  pikës  1,  të  këtij vendimi, prindërit që janë personel shëndetësor. Për  shkak  të  mbylljes  së  çerdheve  dhe të institucioneve  arsimore,  në  funksion  të  marrjes  së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19,    iu    bëjmë    thirrje    të gjithë punëdhënësve  privatë  që  të  gjejnë  mundësitë  për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre” thuhet në vendim.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll