Politike

SHERR I FORTË/ “Më kërko falje se ika nga studioja”, Pampuri ultimatum Fevziut: Thuaj të më kërkojë falje, ose unë o

10 Mars 2020, 21:57 Nga DOSJA
SHERR I FORTË/ “Më kërko falje se ika nga studioja”,

TIRANË– Oriola Pampuri i ka dhënë një ultimatum drejtuesit të emisionit “Opinion” që të zgjedhë mes saj dhe drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, si të ftuar në studio. Teksa Brataj po shpjegonte masat e marra për koronavirusin në Shqipëri, Oriola Pampuri fliste herë pas here dhe shprehej që ai ka mashtruar shqiptarët, referuar denoncimit të maskave të skaduara nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

“Zonjë ju lutem mos i shtrembëroni turinjtë,”- tha Brataj që nxiti reagimin e Pampurit. Kjo e fundit u shpreh se Drejtori i Urgjencës Kombëtare duhet t’i kërkojë falje, ose do ikte nga studioja.

“Kërko falje për këtë që the. Kërko falje pot ë them. Fevzi duhet të kërkojë falje. Ose ai ose unë këtu në studio, të kërkojë falje për atë fjalë që tha,”- u shpreh Pampuri.

“Moj zonëj po unë mund edhe të kisha bërë si ju me zotëri me zotëri,”- tha Brataj.

“Keni mashtruar popullin, tregoni të vërtetën,”- tha Pampuri. Këtu ndërhyri edhe Fevziu, që iu drjetua Pampurit.

“Çfarë është e vërteta zonja Pampuri, çfarë duhet të dijë populli?”- tha gazetari.

“Që ky ka mashtruar popullin për maskat,”- tha Pampuri.

“Po mirë unë s;kam kaluar ende tek maskat, do kaloj dhe aty. Tani ky e ka mashtruar popullin?”- shtoi Fevziu.

“Jo ky por kryeministri Rama, njësoj janë,”- tha Pampuri.

“Po mirë, thuaj kryeministri jot ak mashtruar popullin,”- u shpreh Fevziu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oriola pampuri skender brataj oriola pampuri skender brataj

Sondazh

Poll