Politike

Maska kanë certifikatë kanadeze/ Manastirliu: Shfaqje e turpshme e opozitës. Rasti më i rëndë pacientja në spitalin e Dur

10 Mars 2020, 21:30 Nga DOSJA
Maska kanë certifikatë kanadeze/ Manastirliu: Shfaqje e turpshme e

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha këtë mbrëmjë se kemi në proces 43 analiza dhe po vijon të merren mostra, duke u përpjekur të mëtejshme për të mundësuar frenimin e virusit. Teksa ishte e ftuar në Real Story, Manastirliu tha se rasti më i rëndë është pacientja në spitalin e Durrësit e cila ka një histori udhëtimi dhe vuan nga sëmundje kronike. Më tej Manastirliu shtoi se maskat kanë certifikatë kanadeze dhe sipas saj nuk janë të skaduara.

Pyetje: A ka një vatër në Tiranë?

Manastirliu: Ne do ta thëni shumë shpejt në bazë të shifrave që do të dalin nga analziat. Në proces kemi 43 analiza dhe po vijon marrja e mostrave dhe duke vijura me investigime të mëtejshme për të mundësuar frenuimin e virusit.

Pyetje: Në karantinë janë babë e bir?

Manastirliu: S’janë në karantinë, janë në Infektiv. Kemi dy lloje karantinash. Vetkarantimi qëdrojnë në shtëpitë  e tyre. Në mbikqyrje të mjekëve janë 3 pacientë. Kemi një pciente, një zonjë 74 vjeç, e cila është në sistem respirator në spitalin e Durrësit. Ky rast është më i rëndë dhe po monitorohet nga mjekët, e cila ka histori udhëtimi dhe sëmundje kronike. Ne mund të shkojmë në disa qindra raste. Kjo probalitete janë bërë në bazë të algoritmit. Ne jemi në skenarin e parë, kemi evidentuar pacientin zero. Skenarët të japin mundëesinë që të vlerësosh kapacitet.

Pyetje: Datat e skadencës janë vënë qëllimisht?

Manastirliu: Anëtarët e PD kanë bërë sjellje të turpshme. Këto maska kanë certifikatë kanadeze, kur janë transpotuar kanë pasur certikatën me vete. Nuk do të vinin nga Kanadaja nëse do të ishin të skaduara. Në këtë kohë ne duhet të kontribuojmë të gjithë bashkë.

Ogerta Manastrliu u shpreh se fatkeqësisht opozita është vënë në anën e virusit.

“Nuk jam interesuar për afatin e skadencës të maskave, sepse më intereson cfarë masash kanë. Opozita është vënë në të njëjtën anë me virusin. Këto ishin maska, gati për t’u shpërndarë. Njerëzit duan të dëgjojnë gjëra të tjera nga opozita, duan të dëgjojnë se si mund të veprojnë. Po përdorin koronavirusin për politikë. Ne jemi këtu për të ndenjur gjatë dhe për t’ju shërbyer njerëzve. Këta janë KCK”, tha Manastirtliu.

 

(a/m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll