Sport

Valencia bie në Spanjë, Ilicic bën super heroin në Champions League

10 Mars 2020, 22:20 Nga DOSJA
Valencia bie në Spanjë, Ilicic bën super heroin në Champions

Atalanta sot fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Valencias me rezultatin 3-4. Rezultati i përgjithshëm i italianëve me spanjollët shkoi në 8-4.

Ndeshjen e parë Atalanta fitoi me rezultatin 4-1, ndërsa sfidën e dytë në Spanjë 4-3. Ndeshja u hap shumë shpejt, pasi Ilicic shënoi që pas dy minutash lojë. Ai shënoi me penallti, por rezultati u barazua shpejt nga Gramiero.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve, me Ilicic i cili sërish u tregua i akullt nga penalltia duke mposhtur gardianin Cillisen. Gramiero barazoi rezultatin sërish në pjesën e dytë 3-3, ndërsa vendasit krijuan iluzion me golin e Torres.

20-vjeçari dhuroi show duke përshëndetur rrjetën. Atalanta kishte fatin të kishte një Ilicic në formë fantastike, sepse gjeti dhe golin e tretë dhe të katërt personal për skuadrën e tij.

Atalanta e Gjimshitit kalon për më tej duke prekur për herë të parë çerekfinalet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta ilicic valencia atalanta ilicic valencia

Sondazh

Poll