Sport

Gafa e tifozëve të Valencias në ditë Koronavirusi: stadiumi bosh, sheshi plot!

10 Mars 2020, 19:33 Nga DOSJA
Gafa e tifozëve të Valencias në ditë Koronavirusi: stadiumi

Ndeshja e Valencias me Atalantën, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League, po luhet pa tifozë për shkak të Koronavirusit.

Mendohej se ky rregull do të zbatohej nga spanjollët, por në fakt po ndodh e kundërta. Tifozët e Valencias nuk duan t’ia dinë për virusin vdekjeprurës dhe sot u mblodhën pranë stadiumit për të mbështetur skuadrën e zemrës.

Ky veprim i nxituar i tyre rrezikon seriozisht shëndetin e tyre. Në Spanjë deri tani dihen mbi 1600 raste me Koronavirus dhe kanë ndërruar jetë 35 njerëz.

I pyetur për këtë ngjarje, Fabio Capello e “harroi” problemin aktual global, Koronavirusin, dhe u shpreh se “kjo është një traditë e bukur e tifozerisë, kur pret ekipin e zemrës”. E rëndë…

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mestalla valencia mestalla valencia

Sondazh

Poll