Sport

Klopp ndryshon mendje, tani dëshiron të flasë për Koronavirusin

10 Mars 2020, 17:09 Nga DOSJA
Klopp ndryshon mendje, tani dëshiron të flasë për

Jurgen Klopp ka riktheksuar edhe një herë se shëndeti është mbi gjithçka.

Trajneri i Liverpool-it para disa pyetësh u pyet mbi Koronavirusin dhe u shpreh se askush nuk duhet të pyesë personazhet e ekranit, artit apo sportit mbi tema kaq serioze. Sot ai ka ndryshuar paksa mendje, duke folur për këtë problem global.

“Vjen një moment dhe e kupton se ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Fatmirësisht, lojtarët e mi momentalisht janë mirë me shëndet. Sidoqoftë, nuk është imazh i mirë të kesh 22 futbollistë që nuk i japin duart njëri-tjetrit”, ka deklaruar Klopp.

“Çfarëdo që të vendoset për ndeshjet e ardhshme, ne do ta pranojmë. Unë personalisht nuk e di sa shumë sens mund të ketë të luash pa tifozë. Flas si njeri, jo thjesht si trajner”, ka shtuar më tej gjermani.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus klopp liverpool coronavirus klopp liverpool

Sondazh

Poll