Sport

Perez zhgënjehet nga Zidane, ka dy alternativa për stolin e Realit

10 Mars 2020, 18:23 Nga DOSJA
Perez zhgënjehet nga Zidane, ka dy alternativa për stolin e Realit

Real Madrid nuk është fare i kënaqur me Zinedine Zidane. “Marca” shkruan se presidenti Florentino Perez po kërkon për një trajner tjetër.

Deri tani, dy emra janë në “sitën” e madrilenëve, Mauricio Pochettino dhe Massimiliano Allegri. Kontrata aktuale e trajnerit francez skadon në qershorin e 2022. Ai mund të mos konfirmohet për shkak të ecurisë së dobët në kampionat, por sidomos edhe sepse vështirë se do të kalojë në çerekfinalet e Champions League.

Pochettino është më i përshtatshëm, meqë flet spanjisht. Allegri këtë vit thuhet se ka nisur të mësojë anglishten, duke parashikuar se oferta e radhës do t’i vijë nga Anglia.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport perez real madrid zidane perez real madrid zidane

Sondazh

Poll