Sport

Federata Italiane mendon variantet për mbylljen e kampionatit, janë tri ide

10 Mars 2020, 19:07 Nga DOSJA
Federata Italiane mendon variantet për mbylljen e kampionatit, janë

Koronavirusi ka ndalur të gjitha aktivitetet në Itali, aty ku deri tani kanë humbur jetën mbi 600 italianë. Futbolli është gjëja e fundit që po mendohet në vendin fqinj, sepse situata është shumë serioze.

Federata Italiane e Futbollit ka tre propozime, nëse situata nuk përmirësohet. Serie A ishte menduar të mbyllej më 24 maj, por mund të shtyhet me 7 ditë më tej.

Titulli kampion mund të mos i jepet asnjë skuadre dhe do të përcaktohen vetëm skuadrat që do të kualifikohen në kompeticionet europiane. Pra, kjo do të bëhej bazuar në renditjen aktuale.

Opsioni i tretë lidhet me titullin kampion dhe skuadrat që rrëzohen një kategori më poshtë. Ndeshjet “play-off” do të përcaktonin fituesen e titullit kampion, teksa mund të ketë finale edhe për ekipet që do të luftojnë për të qëndruar në elitë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport figc itali seriea figc itali seriea

Sondazh

Poll