Sport

E akuzojnë për mungesë motivimi, Zidane largon senatorin e Real Madridit

10 Mars 2020, 20:43 Nga DOSJA
E akuzojnë për mungesë motivimi, Zidane largon senatorin e Real

Zinedine Zidane e ka ndarë mendjen: Toni Kroos vitin tjetër nuk do të jetë më pjesë e Real Madridit. Luka Modric duket se nuk do të jetë i vetmi i larguar në Madrid, pasi as gjermani nuk e ka motivimin e mëparshëm në “Santiago Bernabeu.

Ish-ylli i Bayern-it është mes lojtarëve që kanë përfunduar nën akuzë për formën e dobët, që skuadra “Los Blancos” ka shfaqur së fundmi. Kroos është gati të heqë dorë para se t’ia kërkojnë, sepse e ka kuptuar situatën.

Zidane nuk ka marrëdhënie të mira me mesfushorin, i cili ka disa oferta në Angli dhe Itali. Kroos gjithmonë është shprehur se “së ardhmes nuk i dihet”, kështu që po vjen koha ta provojë atë diku tjetër.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kroos real madrid zidane kroos real madrid zidane

Sondazh

Poll