Sport

Mbappe bën analizat për Coronavirus një natë para ndeshjes me Dortmundin!

10 Mars 2020, 19:54 Nga DOSJA
Mbappe bën analizat për Coronavirus një natë para ndeshjes

Kylian Mbappe sot dyshohej se kishte Coronavirus. Sulmuesi i PSG-së, një ndër futbollistët më të mirëpaguar në botë, i është nënshturar një testi për të kuptuar nëse kishte COVID-19.

Kampioni i botës ka dy ditë që mungon në stërvitje për një infeksion në fyt dhe temperaturë. Rezultatet e testit dolën në mbrëmje dhe, për fatin e tij të mirë, rezultuan negative.

Thomas Tuchel tashmë do ta ketë gati për ndeshjen e nesërme të Champions League kundër Dortmundit, nëse ai nuk shfaq ndonjë shqetësim tjetër.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alarm coronavirus mbappe psg test alarm coronavirus mbappe psg test

Sondazh

Poll