Sport

Luhet pa tifozë, tifozët e Atalantës bëjnë gjestin human

10 Mars 2020, 20:18 Nga DOSJA
Luhet pa tifozë, tifozët e Atalantës bëjnë gjestin

ITALI- Ndeshja e sotme mes Valencias dhe Atalantas për fazën e 1/8 të Champions League u vendos përfundimisht të luhet pa praninë e tifozëve. Frika nga përhapja e shpejtë e koronavirusit ka bërë që UEFA të mbërrijë në këtë përfundim.

Ndërkohë tifozët bergamaskë kishin blerë biletat më parë për të mos e lënë të vetme skuadrën në Spanjë. Por klubi i Atalantës i ka rimbursuar të gjithë tifozët e vetë që kishin bërë të tyren një biletë për në “Mestalla”, duke iu thyer mbrapsht paratë.

Ndërkohë tifozët e ekipit kanë vendosur për t’i dhuruar paratë e kthyera mbrapsht nga biletat për spitalin lokal në Bergamo, në mënyrë që të ndihmojnë bluzat e bardha në luftën kundër koronavirusit, që në zonën veriore të Italisë është përhapur së tepërmi. Një gjest për tu duartrokitur ky, duke bërë që jo vetëm futbollistët të dhurojnë klas nga fusha e lojës, por edhe tifozët e tyre nga jashtë saj.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndeshja valencia-atalanta tifozet ne stadium ndeshja valencia-atalanta tifozet ne stadium

Sondazh

Poll