Sport

Conte e do, por Pep i ofron 90 mln euro për t’i marrë liderin e prapavijës

10 Mars 2020, 21:06 Nga DOSJA
Conte e do, por Pep i ofron 90 mln euro për t’i marrë liderin e

Milan Skriniar duket se do të transferohet te Manchester City në verën e ardhshme. Trajneri Pep Guardiola është i fiksuar pas sllovakut, i cili tek Interi ka luajtur shkëlqyeshëm.

Kontrata e tij aktuale në Milano skadon në vitin 2023. 25-vjeçari vlerësohet shumë nga trajneri Antonio Conte, por mediat angleze raportojnë se City ka gati 90 mln euro për lojtarin.

Interi mund ta pranojë një ofertë të tillë, sepse vjen vetëm një herë në jetë dhe mund të rregullojë bilancet. Me 90 mln euro mund të transferosh dy qendërmbrojtës klasi.

Guardiola është me fat që punon te një klub si Manchester City, sepse 90 mln euro për një mbrojtës janë jashtëzakonisht shumë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city inter skriniar city inter skriniar

Sondazh

Poll