Sport

UEFA del kundër të gjithëve, Kampionati Europian do të luhet në qershor!

10 Mars 2020, 18:28 Nga DOSJA
UEFA del kundër të gjithëve, Kampionati Europian do të luhet

UEFA nuk dorëzohet. Edhe pse ka shumë telefonata kundër zhvillimit të Kampionatit Europian në qershor, shtëpia e futbollit europian e ka ndarë mendjen: turneu do të zhvillohet.

Koronavirusi i ka trembur të gjithë popujt në Europë. Ironia e fatit është se Euro 2020 do të nisë në Itali, pikërisht shteti i dytë më i prekur pas Kinës (me 631 njerëz që kanë humbur jetën).

Serie A është pezulluar deri më 3 prill, ndërsa në kampionatet e tjera ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, por UEFA duket se është e vendosur të mos ndjekë këto hapa. Euro 2020, të paktën deri tani, planifikohet të luhet fiks kur është plani fillestar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport euro2020 uefa euro2020 uefa

Sondazh

Poll