Politike

Koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada Amerikane kërkon bashkëpunimin e politikës: Rama, Basha e Meta të bashkohen në frymë

10 Mars 2020, 15:29 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada Amerikane kërkon

TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë thirrje për bashkim të të gjitha palëve politike për të përballuar situatën e koronavirusit. Në një reagim zyrtar, Ambasada shkruan se situata në të cilën ndodhet Shqipëria është një kohë që kërkon veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. 

Më tej në njoftimin e saj, Ambasada shkruan se do të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për t’i mbajtur të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt dhe të informuar që të jetë e mundur.

“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit,“-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës Amerikane. 

POSTIMI I PLOTË: 

COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë bëri thirrje për bashkim të të gjitha palëve politike për të përballuar situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit, ku deri më tani ka 10 të infektuar.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavisusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada amerikane koronavirusi ne shqiperi ambasada amerikane koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll