Politike

PD tha se maskat ishin të skaduara, Rama e vë vetë: Kjo do të thotë të përhapësh panik

10 Mars 2020, 14:57 Nga DOSJA
PD tha se maskat ishin të skaduara, Rama e vë vetë: Kjo do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka adresuar akuzat e opozitës se maskat që qeveria kishte shpërndarë për mjekët dhe infermierët ishin të skaduara prej 9 vitesh.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Rama tha se maskat e shpërndara nuk mund të përdoreshin vetëm në sallat e kirurgjisë por që ishin tërësisht të sigurta.

Për të treguar se maskat ishin të sigurta, kreu i qeverisë e vendosi vetë një të tillë.

Këto janë maska që përdoren gjërësisht pas datës së skandancës jashtë sallave kirurgjikale. Në salla nuk janë të rrezikshme por nuk e kanë të gjithë efektshmërinë e tyre. Maskat e zëvëndësojnë facoletën apo garezat për vetëmbrojtje në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar. As më shumë dhe as më pak, të thuash që janë të skaduar do të thotë të përhapësh panik,”-tha Rama.

Paraditen e sotme, sekretari i PD-së Gazmend Bardhi denoncoi se 1.2 milion maskat e shpërndara nga qeveria kishin skaduar që në vitin 2011 dhe i kishin shkaktuar alergji mjekëve që i kishin përdorur. Disa orë më pas nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha, e cilësoi këtë një veprim kriminal nga ana e qeverisë dhe përgjegjësi duhej dënuar. Rama iu përgjigj nga mbledhja e qeverisë, duke e vendosur vetë një maskë të tillë. Basha iu kundërpërgjigj duke u shprehur se në këtë situatë në të cilën ndodhej Shqipëria, kreu i qeverisë nuk duhej të replikonte me opozitën por të merrte masa reale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend, tanimë që kemi 10 persona të infektuar. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi maskat e shperndara per mjeket maskat e skaduara mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi maskat e shperndara per mjeket maskat e skaduara mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll