Politike

‘Është një e moshuar’, Rama jep detaje për pacienten e prekur në Durrës nga koronavirusi: 8 pacientë janë vazhdë e

10 Mars 2020, 15:04 Nga DOSJA
‘Është një e moshuar’, Rama jep detaje për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se numri i të prekurve është rritur, duke shtuar se është shumë e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë e dy kontakteve. Rama tha se pacientja e prekur në Durrës është një e moshuar. Sipas Ramës, të gjitha rastet janë kontakte të importuara nga Italia, duke qenë se jemi një shtet fqinj dhe është e vështirë t’i shmangësh levizjet drejt këtij shteti.

“Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë e dy kontakte, e një kontakti të vetëm dhe një të afërti, djali, babai dhe me radhë 6 të tjerë, që janë kontakte jo aq të afërta sa brenda mureve të shtëpisë. Dhe dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës, dhe një djalë në Tiranë. Të gjitha rastet janë kontakte të importuara nga Italia, duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë, ishte e pashmangshme që ekspertët në bashkëpunim me OBSH të ndërtonin skenarët e një vendi fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe. Skenarët janë ndërtuar sipas fazave për t’iu përgjigjur dinamikës së shtrirjes së virusit. Por baza mbetet e njëjta,si në skenarin e parë, të dytin, të tretin, si në fillim si në mes, si kur urojmë sa më shpejtë, forca e goditjes nga virusi do të shkojë në rënie”, tha Rama.

Ditën e sotme kryeminstri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë, ku prezantoi masat parandaluese për koronavirusin. Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për të luftuar virusin. Kreu i qeverisë tha se stafi mjekësor do të shpërblehet me 1000 euro, dhe 500 për shoferët e sanitarët. Rama njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga shtëpia, duke shtuar se do të mbyllen pube, disko dhe palestra. Ai lajmëroi se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do të ndjekin masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e Covid-19 në vend.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll