Politike

Rama jep shpërblim për mjekët dhe infermierët: 1000 euro plus gjatë Covid-19, do ta vrasim si armik

10 Mars 2020, 15:10 Nga DOSJA
Rama jep shpërblim për mjekët dhe infermierët: 1000 euro

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se për të gjithë stafin mjekësor do të ketë rritje rrogash gjatë periudhës që Shqipëria po lufton me Covid-19. Në një mbledhje qeverie, në kuadër të masave të ndërmarra për koronavirusin, kryeministri tha se kjo është një epidemi dhe të gjithë pjesëtarët e stafit mjekësor do të shpërblehen për punën e tyre me një rrogë shtesë. Rama tha se mjekët dhe infermierët do të paguhem me 1000 euro shtesë gjatë Covid-19, ndërsa shoferët dhe sanitaret me nga 500 euro shtesë. 

Do të ketë rritje rrogash për mjekët dhe infermierët. Ata do të paguhen 1000 euro mbi pagën e tyre për të kontribuuar në këtë luftë, dhe 500 euro plus për sanitaret dhe shoferët e ambulancave. Nuk e përsëris fjalën luftë për asnjë zmadhim. Nuk e zmadhoj kërcënimin e kësaj epidemie, por nuk ka diskutim që një armik që ka kapacitetin të marrë jetë njerëzish është një armik. Ne do të bëjmë çmos që ta përballojmë si një armik dhe ta vrasim si një armik, duke zvogëluar plagët dhe dhimbjen. Çfarë mund të jetë tjetër veçse luftë nëse në vendin fqinj qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë. Madje në luftë, kur nuk je në frontim e parë ka hapur edhe gjëra të tjerë. Në luftë, fronti i parë ka vetëm farmaci dhe ushqim, dhe një vend për të fjetur. Por që të mos shkojë puna deri aty unë u bëj thirrje të gjithëve që të kenë kujdes,”- tha kryeministri.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë, ku prezantoi masat parandaluese për koronavirusin. Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për të luftuar virusin. Kreu i qeverisë tha se stafi mjekësor do të shpërblehet me 1000 euro, dhe 500 për shoferët e sanitarët. Rama njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga shtëpia, duke shtuar se do të mbyllen pube, disko dhe palestra. Ai lajmëroi se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do të ndjekin masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e Covid-19 në vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll