Politike

PD denoncoi maskat e skaduara, Rama: S’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr e rrëmujë

10 Mars 2020, 14:25 Nga DOSJA
PD denoncoi maskat e skaduara, Rama: S’ndalen së kërkuari

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike për maskat e skaduara që u janë dhënë mjekëve nga qeveria. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri, që sipas tij janë ata që edhe kur vendi lufton me një virus kërcënues nuk ndalen duke kërkuar pushtet me shpifje sherr dhe rrëmujë.

Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, shkruan Rama.

Sot Partia Demokratike në dy deklarata ka denoncuar atë që sipas tyre është skandal, duke thënë se qeveria u ka shpërndarë maska të skaduara. Ishte numri 2 i PD, Gazment Bardhi, i cili në një reagim për mediat nga Poliklinika në Kamëz ka treguar dhe kutinë e maskave ku shihej viti 2011, si datë skadence. Më pas dhe kreu i PD, Lulzim Basha, tha se shpërndarja e maskave të skaduara është kriminale dhe i bëri thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat për koronavirusin ne shqiperi maskat e skaduara edi rama masat për koronavirusin ne shqiperi maskat e skaduara

Sondazh

Poll