Politike

Basha akuza qeverisë: Keni shpërndarë maska të skaduara për mjekët. Kjo është kriminale dhe duhet dënuar

10 Mars 2020, 14:08 Nga DOSJA
Basha akuza qeverisë: Keni shpërndarë maska të skaduara

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Task-Forcës të ngritur me urdhër të tij, ka bërë një deklaratë publike. Në fjalën e tij, Basha është shprehur se Partia Demokratike ka zbuluar se maskat që u janë dhënë mjekëve janë të skaduara që në vitin 2011.

Pas paralajmërimit të dy javëve më parë, kreu i opozitës për këtë gjë ka bërë me faj Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se ua ka dhënë me vetëdije mjekëve maskat e skaduara. Më tej Basha i bëri thirrje dhe prokurorisë që të marrë masa dhe të nisë hetimet, pasi këtë veprim të ministrisë e quajti kriminale dhe të dënueshme.

Mbrojtja e vetme e këtij virusi janë shërbimet shëndetësore, por në Shqipëri nuk janë në kushte shumë të mira. Kjo që po ju tregoj tani është një kuti me maska, ku poshtë pullës shihet se data e skadencës së këtyre maskave është viti 2011. Kjo është kriminale dhe i bëj thirrje Prokurorisë që të marrë masa të menjëhershme. Shpërndarja e masakve të skaduara është bërë me vetëdije, kjo është provë e një akti kriminal. Me maska të skaduara dhe pa mjete, personeli mjekësor rrezikon jetën e tyre dhe jetën e pacientëve. Kjo është për një papërgjegjshmëri totale. Nga ana tjetër dhe spitalet janë të papërgatitura për fluksin e pacientëve”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Më herët nga Poliklinika në Kamëz, ishte numri 2 i PD, Gazment Bardhi ai që bëri publik denoncimin. Bardhi tregoi dhe kutinë e maskave e cila shënonte si datë prodhimi vitin 2011. Nga ana tjetër për këtë denoncim nga Partia Demokratike nuk ka ende një reagim nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat për koronavirusin ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll