Politike

Maskat e skaduara, Rama e vendosi vetë në mbledhje qeverie, Basha: Boll me justifikime dhe sulme kundër opozitës! Bëj detyr

10 Mars 2020, 15:25 Nga DOSJA
Maskat e skaduara, Rama e vendosi vetë në mbledhje qeverie, Basha:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për denoncimin se maskat që qeveria i ka shpërndarë mjekëve janë të skaduara prej 9 vitesh. Pasi kryeministri Edi Rama sqaroi në mbledhjen e qeverisë, se ato nuk përbënin asnjë rrezik dhe kishin të njëjtin funksion, Basha iu kundërpërgjigj me anë të një statusi në Twitter.

Në postimin e tij, Basha shkruan se sulmet e Ramës ndaj opozitës nuk i shërbejnë qytetarëve dhe ai duhet të marra masa reale në mënyrë që pandemia e koronavirusit të mos përhapet.

Në vend që të sulmojë opozitën Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve,”-shkruan Basha.

Paraditen e sotme, sekretari i PD-së Gazmend Bardhi denoncoi se 1.2 milion maskat e shpërndara nga qeveria kishin skaduar që në vitin 2011 dhe i kishin shkaktuar alergji mjekëve që i kishin përdorur. Disa orë më pas nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha, e cilësoi këtë një veprim kriminal nga ana e qeverisë dhe përgjegjësi duhej dënuar. Rama iu përgjigj nga mbledhja e qeverisë, duke e vendosur vetë një maskë të tillë. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha maskat e shperndara per mjeket maskat e skaduara edi rama lulzim basha maskat e shperndara per mjeket maskat e skaduara

Sondazh

Poll