Politike

“S’pyet për lab e malësor por godet”, Rama paralajmëron të rinjtë që dalin klubeve: S’i mbyllëm shkollat që të

10 Mars 2020, 15:01 Nga DOSJA
“S’pyet për lab e malësor por godet”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se Covid-19 nuk pyet nëse je malësor apo lab. Teksa mblodhi qeverinë për masat ndaj koronavirusit, Rama u shpreh se mbyllja e shkollave u bë që që të shmangen grumbullimet dhe jo për t’u dhënë fëmijëve një dy javë pushim për t’u mbledhur në disko e pub-e për t’u argëtuar.

“Ky virus e kërcënon seriozisht shëndetin e atyre që janë të sëmurë mes nesh. Nuk pyet nëse je malësor, lab apo trim. Mund të kesh shumë histori për t’u krenuar me historitë e trimërisë në male apo bregdet, por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je dhe godet. Vendosëm mbylljen e shkollave që të shmangim grumbullimet. Vendosëm që të mbyllim kopshtet dhe i universitetet jo për ti dhënë fëmijëve një dy javësh pushim për t’u mbledhur në disko e pub-e për t’u argëtuar si të ushte një situatë e zakonshme, por sepse kjo është një situatë lufte. Të gjithë ekspertët e institucioneve janë bashkuar. Thirrja për të kufizuar në maksimum kontaktet fizike nukë shtë një poredikim në ajër, por thirrja numër 1 e OBSH dhe gjithë ekspertëve të fushës në mbarë globin. Të gjitha rastet janë kontakte të importuara nga Italia,”– tha Rama.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë, ku prezantoi masat parandaluese për koronavirusin. Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për të luftuar virusin. Kreu i qeverisë tha se stafi mjekësor do të shpërblehet me 1000 euro, dhe 500 për shoferët e sanitarët. Rama njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga shtëpia, duke shtuar se do të mbyllen pube, disko dhe palestra. Ai lajmëroi se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do të ndjekin masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e Covid-19 në vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll