Politike

Koronavirusi në Shqipëri, Rama i bën thirrje për bashkim Bashës e Metës: S’jemi aq të mëdhenj sa të ndahemi, jemi fam

10 Mars 2020, 15:01 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, Rama i bën thirrje për bashkim

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë sot një ftesë opozitës që të bashkohet me qeverinë e të luftojnë bashkë këtë situatë. Rama u shpreh se opozita është e mirëpritur që të bashkohet me mjekët që të njihen me skenarin dhe të japin dhe mendimin e tyre për përballimin e situatës.

PJESË NGA DEKLARATA

Personat publikë dhe mbi ta, për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë, të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task-forca të ndryshme që janë praktikë e panjohur në planet. Në asnjë vend të planetit nuk është shfaqur ndonjë task forcë alternative, task forcë opozitare, presidenciale, dixhitale…Për çfarë? Çfarë do të nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësaj lufte përveç bojës tonë, si persona që përfaqësojmë të tjerët? Asgjë tjetër. Më erdhi shumë mirë dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion në të gjitha vendet që janë në luftë. Por sot, as më shumë e as më pak gjithçka ndryshoi, dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit të pajustifikuar. Shqipëria nuk është kaq e madhe dhe nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në Task forca.

Nëse në Italinë e madhe një vend i G7, sistemi kolapsoi dhe të gjithë përfshirë edhe mjekë e infermierë në pension u bashkuan. Të gjitha institutet e ekspertëve janë bashkuar. Por në Shqipërinë e vogël, çfarë më mirë mund të bëhet nga ekspertë të këtyre task forcave se sa të bashkohen me aktualitetin shëndetësor dhe komitetin teknik. Nuk ka asnjë problem të monitorohet, të verifikohet, patjetër. Por niveli i komunikimit, i bashkëpunimit, i mirëkuptimit, jo në funksion të njërës palë apo tjetër . Se këtu nuk jemi palë, jemi një komunitet njerëzor i kërcënuar nga një virus. Jemi familjarë, dhe të moshuarit tanë janë të gjithë të kërcënuar po njësoj, jemi individë që kemi të dashurit tanë dhe më të dobëtit mes nesh janë kërcënuar po njësoj. Duhet një nivel komunikimi për të bërë më mirë, por jo një zgjatim, një bisht, një degëzim i helmatisur i luftës së përditshme mizerabël politike në kushte paqe.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë, ku prezantoi masat parandaluese për koronavirusin. Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për të luftuar virusin. Kreu i qeverisë tha se stafi mjekësor do të shpërblehet me 1000 euro, dhe 500 për shoferët e sanitarët. Rama njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga shtëpia, duke shtuar se do të mbyllen pube, disko dhe palestra. Ai lajmëroi se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do të ndjekin masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e Covid-19 në vend.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll