Politike

Rama: Do të mbyllim disco, pube dhe palestra gjatë koronavirusit, administrata do të punojë nga shtëpia

10 Mars 2020, 15:14 Nga DOSJA
Rama: Do të mbyllim disco, pube dhe palestra gjatë koronavirusit,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të qeverisë, njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga shtëpia do të largohet nga puna. Gjithashtu Rama tha se do të anulohen edhe të gjitha shërbimet në sportele në mënyrë që të eliminohet kontakti me njerëzit.

Po luani me motrën dhe babain, forca e verbër të hyn në mes dhe të thyen brinjët. Po ndodh me një vend aq të madh dhe të fortë. Po i dridhen këmbët gjithë botës. Vazhdojnë shifrat të jenë pozitive për shërueshmërinë. Nuk luftohet duke shkuar nëpër pabe dhe palestra, gjëra që bëhen në kushte normale. Do të bëj edhe policin, edhe prindin, edhe të keqin. Nuk do të doja të isha kurrë në këtë pozicion.  Janë kufizuar kontaktet në këtë godinë, jo vetëm për mua. Edhe kjo mbledhje është diçka e radhë por jo maksimumi për të zbatuar rregullat. Duhet të kufizojmë lëvizjen, ato që janë të nevojshme por jo jetike. Nuk mund të shkojmë në klub por t’ja sjellim koronën gjyshes së sëmurë. Nuk mund të shkojmë në palestër dhe t’ja sjellim koronën bashkëshortes. Është luftë që çdo minutë është sa një vit. Për këtë arsye ne nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpi administratën që mund të punojë nga kompjuteri. Nuk do të japim më shërbime në sportele,”-njoftoi Rama.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë, ku prezantoi masat parandaluese për koronavirusin. Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për të luftuar virusin. Kreu i qeverisë tha se stafi mjekësor do të shpërblehet me 1000 euro, dhe 500 për shoferët e sanitarët. Rama njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga shtëpia, duke shtuar se do të mbyllen pube, disko dhe palestra. Ai lajmëroi se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do të ndjekin masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e Covid-19 në vend.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll