Politike

Koronavirusi, propozimi i Metës: Të angazhohen dhe mjekët që janë jashtë shërbimit aktiv shëndetësor

10 Mars 2020, 13:34 Nga DOSJA
Koronavirusi, propozimi i Metës: Të angazhohen dhe mjekët që

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë sot një reagim të profesorit të njohur Isuf Kalo, i cili kërkonte nga qytetarët që të ruanin qetësinë përballë koronavirusit. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se përballimi i situatës në këto momente bëhet me përfshirjen e profesorëve më të mirë që janë dhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor.

Kjo deklaratë e Kreut të Shtetit është një thirrje për qeverinë, për të marrë të gjithë mjekët, pasi sipas tij bashkimi bën fuqinë.

Përballimi me sukses dhe përgjegjshmëri, kërkon pikërisht përfshirjen e profesionistëve më të mirë të vendit edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor. BASHKIMI BËN FUQINË! ??”, shkruan Meta.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll