Politike

Koronavirusi në Shqipëri, qeveria merr vendimin: Njëri prind që punon në shtet do jetë pushim deri në 23 mars, po kërkoj

10 Mars 2020, 13:02 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, qeveria merr vendimin: Njëri prind

TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë sot vendimin që të lërë pushim një nga prindërit që ka fëmijë në sistemin parauniversitar dhe punon në shtet. Sipas një vendimi të siguruar nga Dosja.al, mësohet se pushimi do fillojë sot e do zgjasë deri në datën 23 mars.

Po ashtu në vendimin e qeverisë thuhej se e njëjta kërkesë do iu shtrohet dhe sipërmarrësve privatë, që të lejojnë njërin prind të jetë pushim dhe të kujdeset për fëmijët. Por një kërkesë e tillë është bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje qeverisë që të linte pushim njërin prind.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi qeveria shqiptare vendimi i qeverise koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi qeveria shqiptare vendimi i qeverise

Sondazh

Poll