Politike

Koronavirusi në Shqipëri, Meta i qetë, poston FOTO me lule: Po shtohen, pranvera nuk ndalet!

10 Mars 2020, 09:40 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, Meta i qetë, poston FOTO me lule: Po

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto ditën e sotme nga kopshti i oborrit të shtëpisë së tij.

Meta ka pozuar pranë luleve të çelura të një peme duke dërguar mesazhe edhe për manifestimin që mbajti disa kohë më parë në sheshin “Dëshmorët e Kombit” duke e zhvendosur vëmendjen nga të infektuarit me koronavirus në Shqipëri.

“Lulet po shtohen! Pranvera nuk ndalet!,”-shkruan Meta krahas fotos.

POSTIMI I PLOTË: 

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi manifestimi i metes ilir meta koronavirusi ne shqiperi manifestimi i metes

Sondazh

Poll