Politike

6 të infektuar me koronavirus në Shqipëri, Erion Braçe i drejtohet Zotit, shkon tek kisha e Laçit për t’u falur

10 Mars 2020, 09:30 Nga DOSJA
6 të infektuar me koronavirus në Shqipëri, Erion Braçe i

Tiranë- Zv/kryeministri, Erion Braçe reagon shpesh në situatën e koronavirusit në vendin tonë. Së fundmi, në Instagram ai ka pulikuar një foto nga Kisha e Laçit, ku shfaqet busti i shenjtorit dielli sipër kokës së tij. “Diell”, shkruan Braçe krahas fotos.  Mesa duket se Braçe i ka drejtuar sytë nga Zoti për këtë situatë.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace koronavirus në shqipëri erion brace koronavirus në shqipëri

Sondazh

Poll