Politike

Koronavirusi/ Shkollat u mbyllën me dy javë, Shahini jep njoftimin e rëndësishëm për maturantët

10 Mars 2020, 10:03 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Shkollat u mbyllën me dy javë, Shahini jep njoftimin e

Tiranë- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pas ndërprejes së procesit mësimor ka deklaruar se maturantët gjatë kësaj kohe duhet të punojnë me librat e Maturës Shtetërore, pasi sipas saj do t’i ndihmojnë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.

Reagimi:

Për maturantët:

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste. Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia: http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje: http://www.qsha.gov.al/…/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_hu…

Librat:

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

Lexo këtu të plotë dokumentin

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini koronavirusi ne shqiperi besa shahini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll