Politike

KQZ ‘rrëzon’ kërkesën për referendum, 3 anëtarë votuan kundër: Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhjet

10 Mars 2020, 10:03 Nga DOSJA
KQZ ‘rrëzon’ kërkesën për referendum, 3

TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen ku është diskutuar shqyrtimi i kërkesës për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kërkesa kishte ardhur nga shoqëria civile, ku 12 nismëtarë donin fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë.

Komisioni i Qendor i Zgjedhjeve pas diskutimeve rrëzoi kërkesën, ku 3 anëtarë votuan kundër dhe 2 pro.  Kundër kesaj nisme kane votuar 3 anëtarë të PS ne Komision: Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi. Pro kanë votuar, anëtarja e PS-së: Rezarta Bitri dhe Klement Zguri.

DEBATI NË MBLEDHJE

Denar Biba: Jemi përballë një kërkesë të re. I mungon arsyetimi. Pyetja është specifikuar krahasuar me të parën, por referendumet nuk bëhen për te shuar kureshtjen. Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhjet. Kërkesa e re nuk respekton ligjin.

Bledar Skënderi: Pyetja është e paqartë. Lë vend për interpretime dhe nuk i vendos zgjedhësit perballë një kërkese të qartë.

Rezerta Bitri: Nuk kemi pse ju refuzojmë formularët tip për të mbledhur 50 mijë firma. Të mos jua refuzojmë të drejtën për të mbledhur nënshkrime.

Klement Zguri: Sovraniteti i takon popullit? Kjo është një fasadë. Ligjvënësi prej vitesh nuk sjell ligjin për referendumet. Legjislacioni në fuqi pengon qytetarët të shprehen drejtpërdrejt.

Kristaq Kume: Po e rrotulloni gjuhën siç ju intereson. E dini që në fillim se çfarë do bënit.

Me këtë vendim referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk mund të bëhet, por as nuk ndalohet. Kërkesa për referendum nga shoqëria civile u dorëzua në KQZ, pasi sipas tyre sistemi proporcional rajonal nuk bën përkthimin e sakte të votës në mandate dhe favorizon dy partitë e mëdha në dëm të forcave të reja e për këto arsye duhet ndryshuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denar biba klement zguri komisioni qendror i zgjedhjeve rrezohet kerkesa per referendum denar biba klement zguri komisioni qendror i zgjedhjeve rrezohet kerkesa per referendum

Sondazh

Poll