Politike

Qeveria shqiptare mbyll kufijtë me Italinë, Balluku: Sot nisen tragetet e fundit, anijet me mallra nuk bllokohen

10 Mars 2020, 10:55 Nga DOSJA
Qeveria shqiptare mbyll kufijtë me Italinë, Balluku: Sot nisen

Tiranë- Qeveria shqiptare mbyll kufijtë me Italinë si shkak i koronavirusit.  Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se qytetarët nga Italia nuk do të lejohen të vijnë më as nga deti dhe as nga ajri, duke bllokuar kështu kufijtë hyrës. Ajo theksoi se  kompanitë që janë të interesuara që të marrin pasagjerë nga Shqipëria mund të sjellin avionë, apo tragete bosh nga Italia për t’i marrë ata. Ministrja nënvizoi se transporti i mallrave nuk do të preket.


Nuk lejohet asnjë pasagjer që të hyjë nga Italia në Shqipëri. Mbyllen të gjitha fluturimet për pasagjerët me Italinë. Sonte do të nisen tragetet e fundit nga Italia dhe Vlora.  Anijet me mallra nuk do të bllokohen, nuk do të preken. Në rast se autoritetet italiane do jenë të interesuara të vijnë bosh dhe të marrin pasagjerë ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim. Tregtimi i mallrave nuk do të ketë asnjë penalizim. Nga të dyja palët, Itali-Shqipëri dhe e kundërta edhe nga ajri edhe nga deti”, tha Balluku.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhrin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku koronavirusi ne shqiperi belinda balluku koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll