OFL ‘në sitë’ biznesmenin Arben Gropa, që iu sekuestrua 1 mln euro pasuri dhe trafikantin nga Kuçova (EMRAT)
10 Mars 2020, 12:33Nga DOSJA
Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë, dy personave, Vangjel Zijaj dhe Ervis Rapo, të dënuar për trafik droge.
Vangjel Zijaj alias Arben Gropa, në vitin 2014 iu sekuestrua një pasuri prej 1 mln euro, pasi ishte siguruar nëpërmjet veprimtarive kriminale. Zijaj rezulton i dënuar nga gjykata italiane për trafik droge dhe prostitucion. Ai është dënuar në Itali me 32 vjet burg.
Njoftimi i Policisë
OFL, 10 mars. Vijon Operacioni Forca e Ligjit.
Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
V. Z., banues në Fier, dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
E. R., banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
TIRANË- Itinerari i pacientit ‘zero’ në Shqipëri pas hyrjes nga Italia ka qenë tejet i pasur. I riu, 28-vjeçar, i cili infektoi babain e tij me Covi...
Tiranë- Autoriteti i Mediave Audiovizive iu bën apel televizoneve që të ndjekin masat për koronavirusin. Në një njofton AMA thekson se duhet të tregohet kujdes ...
Deklarata e drejtoreshës së ISHP, u bë gjatë përditësimit zyrtar të të dhënave për të prekurit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se tanimë...
Tiranë-Mira Rakacaolli, zv/ministrja e Shëndetësisë i ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia, daljet në kafene apo restorantet...
TIRANË– Drejtoresha e Inspektoriatit të Shëndetit Publik, Albana Fico iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të respektojnë të gjitha rregullat e higji...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj gjatë një konference për shtyp tha se edhe ai mund të ishte i infektuar nga koronavirusi por që deri...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e djeshme njoftoi se ka nisur dezinfektimi i urbanëve dhe rritja e kontrolleve të tyre për shkak të ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë njofton se ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Deri më tani janë ekzaminuar 114 raste, 10 pr...
TIRANË- Studiuesi Agron Tufa, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Institutit për Krimet e Komunizmit, ka shpërndarë sot një listë me 330 emra të ci...
FIER– Qyteti i Fierit ka nisur që të dezinfektohet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Drejtori i ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Fier, Arjan Nd...